Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË E VITIT

Kerasani fiton ndeshjen ndaj Dritës

Foto: KBKerasan/ fb

Kerasani fiton ndeshjen ndaj Dritës


16 January, 2024 @23:26

Kerasani ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të xhiros 14. dhe të parën e vitit 2024, duke fituar ndeshjen ndaj Dritës me rezultat 93-79. Dallimi kryesor në ndeshje u bë gjatë çerekut të dytë dhe të tretë, ndërsa dy çerekët tjerë kaluan baraz.

Eris Zeneli me 19 pikë dhe Dion Sheqiri me 18 pikë kanë qenë ndër më efikasit në fitore, ndërsa më së shumti pikë dha Bardh Istrefi që shënoi 20 pikë në fitore.

TABELA AKTUALE

Te Drita përkundër mundit Diellor dhe Diant Maksutit që dhanë nga 25 e 20 pikë përkatësisht, dhe 23 pikëve të Laurant Ibrahimit nuk ka arritur t’i shmanget humbjes.

Me fitore, Kerasani bën bilancin 4-9 kurse Drita është në 6-8.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë