Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MYSAFIRËVE NË DERBI

Kosovari mposht NewBasketin dhe forcon pozitën e dytë

Foto: TOPSPORTI/ A. P.

Kosovari mposht NewBasketin dhe forcon pozitën e dytë


26 January, 2024 @11:03

Skuadra e Kosovarit ka mposhtur mbrëmë NewBasketin në “Sezair Surroi” të Prizrenit në ndeshjen derbi ku u takuan dy ekipe me bilanc 10-4.

E me fitoren e arritur 88-94 Kosovari tash është bërë 11-4 ndërsa NewBasket 10-5, ku mysafirët kanë forcuar pozitën e dytë në renditje tabelare të Ligës së Parë të basketbollit.

TABELA AKTUALE

Arti Islamaj me 23 dhe Adrian Ibishi me 19 pikë kanë qenë koshashënuesit më të mirë të ekipit fitues, ndërsa ky i fundit kreu lojën me double-double duke regjistruar edhe 17 kërcime në fitore.

Te NewBasket 21 pikët e Rilind Krasniqit dhe 18 të tjerat e Hajriz Hazerit nuk mjaftuan për të bërë më shumë për ekipin, që pësoi për herë të pestë këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë