VULOSIN POZITËN E DYTË!
Kosovari fiton derbin ndaj Boreas
1 March, 2024 @8:54
Ekipi i Kosovarit ka shënuar fitore ngushtë ndaj Boreas mbrëmë, ndërsa Orges Shatri me 31 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit fitues, në ndeshjen që përfundoi 95-92.
Ardian Ibishi me 24 pikë e 15 kërcime dhe Arti Islamaj me 14 pikë të tjera kanë qenë koshashënuesit tjerë që bën dallimin për ekipin nga Bardhi i Madh i Prishtinës, ndërsa me 17 asistime është dalluar Ilir Hasani.
Borea, që në çerek të fundit (16-22) ishte afër për të kapur kundërshtarin, në momentet vendimtare s’arritën të shënojë dy tentime për tre pikë. 30 sekonda para fundit të ndeshjes rezultati ishte 93-92, Ibishi dha pikët nga gjuajtja e lirë për 95-92, ndërsa Aldin Qallaku dhe Qemal Krasniqi nuk arritën në tentimet e tyre për tre pikë.
Me këtë, Kosovari siguroi pozitën e dytë për playoff me 17-5 ndërsa do të luaj ndaj NewBasketit në gjysmëfinale të playoffit. Borea ndërkaq me bilanc 11-11 e pesta dhe pa mundësi për më shumë këtë stinor.