Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NË NDESHJE INTERESANTE!

Nila shkëlqen, Borea mposht Kerasanin

Nila shkëlqen, Borea mposht Kerasanin


21 February, 2024 @22:47

Sokol Nila ka shënuar 31 pikë dhe ka regjistruar 11 kërcime, për t’ia sjellë ekipit të tij fitoren si mysafir ndaj Kerasanit sonte.

Përballja e javës 22. të Ligës së Parë, ka qenë shumë e barabartë, ndërsa ekipi pejan ka bërë dallimin në çerek të fundit (12-19) për të siguruar fitoren, 85-90.

TABELA AKTUALE

Dion Sheqiri dha 28 pikë e Lum Zeqiri 18 të tjera për Kerasanin, që regjistroi humbjen e 15 kampionale, ndërsa pos Nilës te Borea u dallua edhe Andi Ahmetaj që dha 22 pikë e bëri 10 kërcime në fitore.

Me fitoren e sontme, Borea e drejtuar nga Hekuran Husaj ka bërë bilancin 10-9 dhe është e pesta në renditje, ndërsa Kerasani, i gjashti në renditje ka bilanc 5-15.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë