Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR FORCIM TË POZITËS SË DYTË!

Kosovari përforcon pozitën e dytë, mposhti NewBasketin

Kosovari përforcon pozitën e dytë, mposhti NewBasketin


23 February, 2024 @10:54

Në një ndeshje dramatike të luajtur mbrëmë në “Sezai Surroi” ekipi i ri në Ligë të Parë të Kosovës, Kosovari, ka shënuar fitore ndaj NewBasketit vendas dhe është përforcuar në pozitë të dytë të renditjes tabelare aty.

Kosovari triumfoi falë çerekut të fundit më të mirë (13-17) për të mbyllë ndeshjen me rezultat përfundimtar 75-80. Eliot Shatri me 18 pikë dhe Ardian Ibishi me 17 të shënuara kanë qenë lojtarët më të dalluar të ekipit fitues, ndërsa te NewBasket nuk kanë mjaftuar 25 pikët e Hajriz Hazerit e 13 të tjera të shënuara nga Rilind Krasniqi.

TABELA AKTUALE

Me fitore, Kosovari i drejtuar nga I. Prebreza ka përforcuar pozitën e dytë me bilanc 15-5, ndërsa NewBasket i treti në renditje ka bilanc 14-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë