Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORA TRIUMFON NË FINALE - MBRON TROFEUN E KUPËS!

Finalja e përsëritur, Bora mbron trofeun e Kupës

Foto: FBK

Finalja e përsëritur, Bora mbron trofeun e Kupës


15 February, 2024 @20:23

Skuadra e Borës për të dytin vit me radhë ka fituar trofeun e Kupës së Ligës së Parë të Kosovës. Ekipi prishtinas, sikurse në stinorin e kaluar ka mposhtur në finale NewBasketin prizrenas me rezultat 91-72.

Ndeshja u vendos në çerekun e fundit, pasi që tre çerekët e parë të ndeshjes kaluan thuajse krejtësisht barabartë, ndërsa NewBasket për më shumë kohë kishte epërsinë, por asnjëherë të thellë për tu shkëputur në rezultat.

SKEMA E KUPËS SË LIGËS SË PARË

Dion Haxhosaj dhe Ty Jefferson bashkë dhanë 50 pikë dhe bën dallimin në ndeshje, derisa 26 i dha Dioni e 24 të tjera Ty. Haxhosaj bëri edh 16 kërcime e 5 asistime shtesë, ndërsa Jefferson regjistroi 6 asistime e 7 kërcime në fitore.

Te NewBasket me nga 18 pikë u dalluan Rilind Krasniqi e Hajriz Hazeri, ndërsa ekipi i Tuncay Bostanciut nuk kishte më shumë forcë në fund për t’i bërë ballë të përzgjedhurve të Arben Krasniqit.

Bora kështu, merr për të dytën herë me radhë trofeun e Kupës së Ligës së Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë