Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

21 ME RADHË!

Bora rreshton fitoren e thellë të radhës

Foto: FBK

Bora rreshton fitoren e thellë të radhës


23 February, 2024 @21:20

Bora, pritur ka shënuar edhe fitoren e radhës në Ligë të Parë të Kosovës, ku nuk po ka konkurrencë këtë stinor, ndërsa “viktimë” e radhës për ta ka qenë ekipi pejan, Borea.

Bora ka mposhtur Borean si mysafir sonte duke e fituar duelin thellë, 59-117, ndërsa të gjithë basketbollistët që kishte në dispozicion trajneri Arben Krasniqi kanë shënuar pikë, me minimum nga 4 prej Nart Llapashticës dhe Diar Canhasit.

TABELA AKTUALE

Koshashënues më i mirë në fitore të Borës ka qenë Mirlind Zekaj me 22 të shënuara, ndërsa me 19 të tjera është dalluar Adhurim Aliaj. Te Borea vendase rezistencë sado pak kanë bërë Aldin Qallaku dhe Qemal Krasniqi me nga 12 pikë secili.

Fitorja, bën që Bora të ketë bilanc 21-0 dhe të jetë lidere e pakontestueshme, ndërsa Borea është e pesta me bilanc 10-10.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë