Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF I LIGËS SË PARË

Playoffi në Ligën e Parë fillon sot

Foto: FBK

Playoffi në Ligën e Parë fillon sot


14 March, 2024 @11:57

Pas një stinori ku tre ekipe lanë garat, më në fund Liga e Parë e Kosovës ka arritur fazën e playoffit të saj. Kështu, katër skuadrat më të mira të ligës në javët që vijnë do të mësojnë fituesin dhe finalistin e playoffit.

Fituesi i playoffit të Ligës së Parë, do të sigurojë Superligën për edicionin 2024/25, ndërsa finalisti do të shpresojë në mrekulli ndaj ekipit të parafundit nga Superliga për të siguruar një vend në elitë për edicionin tjetër të garave.

Sonte, nisin gjysmëfinalet e playoffit, ndërsa Bora lidere perfekte e edicionit pret Vushtrrinë, ndërsa Kosovari NeëBasketin. Skuadrat që arrijnë së pari dy fitore në sistemin vajtje-ardhje, kalojnë në finale të playoffit të Ligës së Parë.

GJYSMËFINALET E PLAYOFFIT:

Gjysmëfinalet:
Ndeshja 1: Bora - Vushtrria (19:30)
Ndeshja 1: Kosovari - Neë Basket (20:30)

Përndryshe, Bora ka kryer stinorin e rregullt në mënyrë perfekte me 23-0, ndërsa ka qenë i ndjekur nga Kosovari që erdhi këtë stinor nga Liga e Dytë, me 18-5. NeëBasket mbylli edicionin e rregullt me 16-7, kurse Vushtrria është pjesëmarrësja e fundit e playoffit me bilanc 15-8 si i katërti në renditje tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë