Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENASIT MARRRIN AVANTAZHIN NË SERI

NewBasket mposht Kosovarin jashtë, një hap para finales së playoffit

NewBasket mposht Kosovarin jashtë, një hap para finales së playoffit


14 March, 2024 @23:27

Skuadra prizrenase NewBasket ka shënuar fitore ndaj ekipit të Kosovarit si mysafir në ndeshjen e parë gjysmëfinale të playoffit të Ligës së Parë dhe ka marrë epërsinë 0-1 në seri. Ekipit prizrenas të drejtuar nga ish-trajneri i KB Prizrenit, Tuncay Bostanci, tash i nevojitet edhe një fitore për të siguruar finalen e playoffit.

NewBasket mposhti Kosovarin 85-100 ndërsa me 24 pikë lojtari më efikas për ekipin prizrenas ka qenë Rilind Krasniqi. Hajriz Hazeri dha 20 pikë e bëri 12 asistime në këtë fitore, ndërsa 17 të tjera i shënoi Isaac Hill.

Kosovari, që mbylli në pozitë të dytë stinorin e rregullt në Ligë të Parë, nuk ka arritur të shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas, ndërsa 23 pikët e Arti Islamajt dhe 22 të tjera të Adrian Ibishit nuk mjaftuan për të nisur mbarë serinë.

Përballja e radhës e serisë luhet në Prizren, ndërsa nëse fiton NewBasket do të arrijë finalen e playoffit, në të kundërtën, seria shkon në ndeshjen e tretë, ku Kosovari do të jetë nikoqir në përballjen vendimtare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë