Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORA ME STINOR PERFEKT!

Bora përfundon stinorin e rregullt pa asnjë humbje

Bora përfundon stinorin e rregullt pa asnjë humbje


8 March, 2024 @21:14

Liderja e Ligës së Parë, Bora, duke e mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 48-129, e përfundoi stinorin pa humbje në maje të tabelës.

Me dominim total, skuadrae Borës në asnjë moment nuk ishte në disavantazh gjatë 40 minutave lojë.

7 lojtarë luajtën me pikë dyshifrore, Rinor Dragusha ishte më i dalluari me 24 pikë dhe me nga 16 pikë luajtën edhe Besnik Azemi e Dion Haxhosaj.

Te Kerasan Prishtina i vetmi me pikë dyshifrore ishte Eris Zeneli me 18 pikë.

Bora në Play Off do të përballet me Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë