Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZOHET SERIA GJYSMËFINALE

Shatri e Islamaj shkëlqejnë, Kosovari barazon serinë gjysmëfinale

Fotot: FBK

Shatri e Islamaj shkëlqejnë, Kosovari barazon serinë gjysmëfinale


18 March, 2024 @23:25

Pas humbjes në ndeshjen e parë si vendas nga NewBasketi, Kosovari ka arritur të barazojë serinë gjysmëfinale ndaj ekipit prizrenas duke fituar sonte si mysafir.

Ekipi që këtë stinor arriti nga Liga e Dytë e Kosovës po kërkon mundësinë për tu bërë pjesë e Superligës, ndërsa me lojën e mirë të treguar të Orges Shatrit dhe Arti Islamaj kanë fituar ndeshjen e sontme për të barazuar serinë në 1-1. Kosovari fitoi NewBasketin 68-92.

Shatri dha 29 pikë e 7 kërcime në fitore, ndërsa Islamaj 24 pikë, 4 asistime e 7 kërcime për t’i siguruar ekipit ndeshjen përfundimtare të serisë gjysmëfinale si vendas.

PLAYOFF SKEMA

NewBasket që fitoi jashtë dhe sonte me fitore do të mund të siguronte finalen e playoffit nuk arriti t’i bëj ballë kundërshtarit, ndërsa Ergin Grosha me 13 pikë dhe Isaac Hill me 12 të shënuara kanë qenë më të dalluarit te ekipi që po drejtohet nga Tuncay Bostanci.

Ndeshja finale do të luhet pas tre ditësh, ndërsa Kosovari kthen duelin si vendas në përparësi terreni për të kërkuar finalen - ku fituesin e kësaj ndeshjeje e pret Bora e Prishtinës. Këta të fundit gjatë gjithë stinorit nuk kanë përjetuar asnjë humbje.

Derisa fituesi i finales së playoffit siguron Superligën për edicionin 2024/25, finalisti luan ndeshje barazhi me ekipin që përfundon i parafundit në Superligë - në këtë rast, KB Prizreni.

Ardian Ibishi @ Kosovari


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë