Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME TROFE, DREJT LIGËS SË PARË

KEK-u fiton titullin e Ligës së Dytë dhe siguron Ligën e Parë!

Foto: KBKEK/ fb

KEK-u fiton titullin e Ligës së Dytë dhe siguron Ligën e Parë!


4 April, 2024 @0:09

Me fitore edhe në ndeshjen e dytë të finales së playoffit të Ligës së Dytë, skuadra e KB KEK-ut ka siguruar plasmanin në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.

Në serinë finale, KEK-u ka mposhtur ekipin nga Rahoveci, Grapeland 2-0. Në përballjen e sontme, KEK-u ka triumfuar 83-76 për të mbyllur serinë dhe për të siguruar Ligën e Parë të basketbollit. Ndeshjen e parë në “Mizahir Isma” KEK-u e kishte fituar 95-100.

KB KEK

Ekipi në fjalë gjithashtu ka ngritur trofeun e parë në histori të klubit, ndërsa ekipi Grapeland, do të kërkojë Ligën e Parë përmes playoutit, ndaj Dritës.

Përndryshe, Grapeland kishte kryer stinorin e rregullt në vend të parë në Ligë të Dytë me bilanc 13-3, ndërsa KEK-u ishte i dyti me 12-4. Ekipi nga Rahoveci kishte përparësinë e terrenit vendas në finale të playoffit, por mysafirët nga Obiliqi pasi fituan ndeshjen e parë të serisë finale, nuk lejuan që të zgjatet seria për në ndeshjen e tretë dhe me 2-0 prenë biletën për Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë