Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA BEFASI! BORA ARRIN FINALEN

Bora finalistja e parë e playoffit

Foto: KBBora/ fb

Bora finalistja e parë e playoffit


18 March, 2024 @23:16

Skuadra e drejtuar nga Arben Krasniqi, Bora, ka arritur të sigurojë finalen e playoffit të Ligës së Parë dhe tashmë edhe më shumë iu afrua Superligës.

Ekipi prishtinas ka kaluar pa shumë telashe ekipin e Vushtrrisë në gjysmëfinale të playoffit, sikurse gjatë gjithë stinorit, duke shënuar fitore 80-113.

Bora me këtë fitore ka bërë serinë gjysmëfinale 2-0 dhe kështu ka siguruar biletën për finale. Kujtojmë, Bora tërë stinorin nuk ka pësuar asnjë humbje në secilën garë të Ligës së Parë.

SKEMA E PLAYOFFIT

Sonte, duke i dhënë rast secilit lojtar, Bora ka shpërndarë pikët në ekip, ndërsa më efikasi është treguar Dion Haxhosaj me 20 të shënuara. Ty Jefferson me 19 pikë dhe Adhurim Alijaj me 15 të tjera kanë qenë gjithashtu dorë e rëndësishme në fitoren e ekipit.

Vushtrria me sonte mbyllë stinorin 2023/24, ndërsa në lojën e fundit të sezonit kapiteni Virtyt Ademi u dallua me 19 dhe Diar Halili me 18 pikë të shënuara.

Bora do të pret në finale ekipin fitues nga gjysmëfinalja tjetër, Kosovari - Neë Basket, ku seria aktuale është 1-1 dhe gjithçka do të vendoset në përballjen e tretë dhe përfundimtare të serisë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë