20-0!
Edhe një ndeshje regjistrohet me rezultat zyrtar
9 March, 2024 @10:48
Liga e Parë mbrëmë gjeti fundin e stinorit të rregullt, ndërsa xhiroja e XXV u mbyll me edhe një ndeshje tjetër të regjistruar me rezultat zyrtar.
Përballja mes Boreas së Pejës dhe Vushtrrisë, është regjistruar me 20-0 në të mirë të pejanëve nga FBK-ja. Borea merr dy pikë, ndërsa Vushtrrisë nuk i takon as pika e humbësit nga përballja e fundit e xhiros së fundit të stinorit.
TABELA PËRFUNDIMTARE E STINORIT
Në anën tjetër, Vushtrria është ekipi që ka siguruar playoffin në Ligë të Parë dhe do të luajë gjysmëfinale ndaj Borës që nuk di për humbje! Borea mbylli stinorin e pesta me bilanc 12-11.
Disa ekipe janë dorëzuar nga pjesëmarrja në Ligë të Parë këtë stinor. Së pari Rahoveci i rënë nga Superliga, as që ia nisi stinorit 2023/24. Më pas AS Prishtina, nuk arriti të mbledh ekip për të dalë në ndeshje, e së fundi ka qenë edhe Gjakova e Re që s’arriti t’ia dalë stinorit.