LIGA BALLKANIKE

Kampioni i Bullgarisë në BIBL, futet në grup me KB Peja
22 September, 2021 @15:14
Në ligën ballkanike është shtuar edhe ekipi i fundit pjesëmarrës për tu kompletuar 12-shja e ndarë në dy grupe nga gjashtë skuadra.
Sipas njoftimit zyrtar të BIBL, Levski 2014 është skuadra e fundit për këtë stinor që inkuadrohet në këtë ligë, ndërsa ajo është futur në vendin e lirë të Grupit A, ku bën pjesë KB Peja.
Levski është kampion aktual i Bullgarisë në basketboll dhe është ekipi që ka fituar më së shumti BIBL, tri herë.
Tash në Grupin A, ku bën pjesë KB Peja pjesëmarrës janë: BC Balkan, Levski 2014, Hapoel Elion, Peja, Kumanovo, Navico FMP.