KBF VËLLAZNIMI - KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi fiton në Gjakovë, ngritet në krye të tabelës
10 October, 2021 @15:39
KBF Bashkimi triumfoi në Gjakovë në ndeshjen e parë të stinorit në Ligën e Femrave, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 38-91.
Sikurse KBF Prishtina e KBF Penza, edhe Bashkimi nga minuta e parë e deri në fund në asnjë moment nuk ishte në disavantazh dhe e nisi stinorin me fitore duke u vendosur në krye të tabelës.
Chervelle Cox ishte më e veçuara te skuadra prizrenase me 23 pikë, 18 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer, derisa u dalluan edhe Dea Çejku me 17 pikë dhe Era Shatri me 12 pikë të tjera.
Te Vëllaznimi vetëm Anesa Korqa luajti me pikë dyshifrore (12 pikë).
Në xhiron e dytë Bashkimi përballet me Kastriotin, kurse Vëllaznimi me Penzën.