Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF BASHKIMI - KBF PEJA 03

KBF Bashkimi triumfon edhe kundër KBF Peja 03

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

KBF Bashkimi triumfon edhe kundër KBF Peja 03


19 October, 2024 @0:06

Pas fitores në derbi kundër KBF Prishtinës, KBF Bashkimi fitoi edhe ndeshjen kundër KBF Peja 03, me rezultat 62-51.

Edhe në këtë ndeshje kontrolli ishte te kampionet aktuale, duke dominuar gjatë tërë ndeshjes.

Caterrion Thompson me 17 pikë e 8 kërcime ishte më e dalluara te Bashkimi, derisa u ndihmua edhe nga Dana Thompson me 15 pikë dhe Aulona Muhadri me 13 pikë.

Te Penza u veçuan Veronika Liubinets me double-double prej 11 pikëve e 13 kërcimeve dhe Sara Vraniqi me 11 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Bashkimi në xhiron tjetër do të përballet me Junior 06, kurse Peja 03 me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave