XHUDO
Kosova dhe xhudo, dominimi vazhdon!
26 April, 2018 @20:38
Në ditën e parë të kampionatit evropian që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, përfaqësuesja e Kosovës ka arritur dy medalje në sportin e xhudos!
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova në finale e mposhti gjermanen Theresa Stoll, për ta fituar medaljen e artë dhe për t’u shpalluar kështu kampione e Evropës në këtë kategori.
Para Norës, me medalje të argjendtë u stolis Distria Krasniqi, duke bërë që Kosova që në ditën e parë të fitojë dy medalje.
Nesër mundësinë për medalje do ta ketë edhe Akil Gjakova, ndërsa pas dy ditëve Loriana Kuka.