NGA CEREMONIA E "KOHËS"
Kuka, Punëtori Sportiv i vitit
22 December, 2015 @21:00
Trajneri i klubit të xhudos nga Peja, Iponn, Driton Kuka, ka marrë shpërblimin nga grupi “Koha” si Punëtori Sportiv më i mirë i vitit 2015.
Kuka ka drejtuar xhudistet e reja si Distria Krasniqi, Nora Gjakova, pastaj edhe xhudistin Akil Gjakova drejt sukeseve ndërkombëtare në këtë sport, pa përmendur fare këtu Kampionen Botërore, Majlinda Kelmendi.