AZERBAIJAN GP
Lewis Hamilton fiton garën e Azerbejxhanit
29 April, 2018 @15:58
Garë e çmendur ishte gara e katërt e sezonit në Baku të Azerbejxhanit.
Njëmbëdhjetë rrathë para fundit, Daniel Ricciardo goditi bashkë-vozitësin e Red Bull, Max Verstappen, duke mbetur të dy jashtë garës, sa ishin në pozitat katër e pesë.
Gjatë veturës së sigurisë, Romain Grosjean duke nxehur gomat goditi murin anësor, duke shtuar kohën e veturës së sigurisë deri katër rrathë para fundit. Me rifillimin e garës, Vettel në tentim për të marrë primatin nga Bottas, humbi pozitë duke përfunduar i katërti, derisa Bottas pati shpërthim gome vetëm një rreth më vonë.
Në fund, Lewis Hamilton shënoi fitoren e radhës, të 63-tën në karrierë. Kimmi Raikkonen përfundoi i dyti, me Sergio Perez që mori pozitën e fundit në podium.
Pas garës së Azerbajxhanit, Lewis Hamilton kalon në krye të renditjes së përgjithshme me 70 pikë, katër më shumë se Vettel. Raikkonen është i treti me 48 pikë, para finlandezit tjetër, Valtteri Bottas me 40 pikë.
Tek ekipet, Ferrari mbetet në krye me 114 pikë, para Mercedes me 110.