Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: BUCKS - RAPTORS

Lopez në skenë, Bucks 1-0

FOTO/ nba

Lopez në skenë, Bucks 1-0


16 May, 2019 @10:30

Skuadra Milwaukee Bucks, me performancën fantastike të qendrës Brook Lopez, arriti ta mposhtë Toronto Raptorsin në ndeshjen e parë të finales së Konferencës Lindore me rezultat 108-100.

Zakonisht te Bucks më i miri në shumicën e ndeshjeve bëhet super ylli Giannis Antetokonmpo, por kësaj radhe në skenë doli Brook Lopez.

Lopez shkëlqeu me 29 pikë e 11 kërcime, derisa pikët e shënuara ishin shifrat më e lartë në karrierën e tij në Play Off. Ai u ndihmua edhe nga Anetokonmpo me 24 pikë, 14 kërcime e 6 asistimeve të tjera.

Te Raptors u dalluan Kawhi Leonard me 31 pikë dhe Kyle Lowry me 30 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

SKEMA E PLAY OFFIT

Bucks kaloi 1-0 në epërsi në seri. Ndeshja e dytë do të luhet përsëri në palestrën e Bucksit më 18 maj në ora 02:30.


 
Të gjitha lajmet nga