MOTO GP

REUTERS/Albert Gea
Lorenzo ia nis festës
2 November, 2012 @10:20
Kampioni i Moto GP-së, Jorge Lorenzo, ka arritur në Spanjë para një ore dhe ka hasur në pritje madhështore nga tifozët e tij që në aeroportin e Barcelonës.
Lorenzo në garën e kaluar ka siguruar mbrojtjen e titullit të kampionit në garat e motoçiklizmit, Moto GP, duke e marrë për herë të dytë këtë titull.
Ai e morri vendin e dytë në garën për Çmimin e Madh të Australisë dhe me pikë të mbledhura nuk i ka lënë gjasa as teorike përcjellësit të parë të tij në renditje, ngasësit të Hondas, spanjollit Dani Pedrosa.
Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një garë që do të mbahet në Spanjë.