FORMULA 1

REUTERS/Suhaib Salem
Alonso në mendime
2 November, 2012 @10:16
sh kampioni i Formula 1, spanjolli Fernando Alonso, është parë sot në garazhën e Ferrarit duke menduar dhe duke bërë llogaritjet e fundit se si do t’ia dalë që ta rrëzojë gjermanin e Red Bullit, Sebastian Vettel, nga froni.
Dallimi, 13 pikë
Derisa sot në stërvitjen e parë para garës për Çmimin e Madh të Abu Dhabit, Lewis Hamilton, është treguar më i shpejti. Alonso është parë duke qëndruar te garazha e Ferrarit, duke i bërë llogaritjet se si mund t’ia marrë titullin Vettelit, që është kampion aktual dhe e udhëheq renditjen e kampionatit të sivjetshëm.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur 3 gara. Ajo e Abu Dhabit, që mbahet të dielën dhe në SHBA dhe Brazil. Vettel udhëheq në renditje me 240 pikë, ndërsa Alonso është i dyti me 227 pikë.
Fituesi i një gare merr 25 pikë, ndërsa vendi i dytë 18 pikë.