KAMPIONJA KOSOVARE
Majlinda Kelmendi përsëri pushton Botën
26 August, 2014 @14:12
Majlinda madhështore ka arritur përsëri të pushtojë Botën. Në finale ajo kishte punë me rumunen Andreea Chitu, që e mposhti për të arritur titullin e Botës në kategorinë e saj, deri në 52 kilogramë.
Majlinda ka mbrojtur titullin e fituar më parë dhe tashmë është kampione e dyfishtë Botërore. Për më tepër, fitorja e saj bëhet edhe më e madhe pasi që e arriti në Rusi, një vend që nuk e njeh Kosovën. Majlinda garoi nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).
Ylli kosovar, Majlinda Kelmendi, misionit ia nisi duke e mposhtur së pari Vanessa Cortessian e Venecuelës.
Pas kësaj, pa problem u kalua edhe raundi tjetër duke e rrënuar Bundmaa Munkhbaatarin për të dalë nga Grupi A, duke e mposhtur në finale Yanet Acostan e Kubës.
Femra më e rëndësishme e vendit, në gjysmëfinale ka kaluar edhe vendasen Natalia Kuziutina për tu përballur në finale me rumunen Anreea Chitu.