XHUDO

Majlinda kthehet në pozitën e parë në renditjen botërore
27 June, 2016 @16:16
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, është rikthyer në pozitën e parë të renditjes botërore IJF World Ranking.
Fitorja e fundit në Shpërblimin e Madh të Budapestit, ku në finale e mposhti kosovaren tjetër, Dristria Krasniqin, ka bërë që Majlinda të ringjitet në krye të radhitjes, duke e kaluar xhudisten rumune, Andreea Chitu.
Lexo gjithashtu: Majlinda në fokus të IJF-së
Majlinda edhe më parë ka kryesuar në këtë renditje, mirëpo që nga korriku i vitit 2015, vendin e parë ia kishte lëshuar rivaleve të saj.
Përparon edhe Distria
Ndërsa arritja në finale e Distria Krasniqit në garën e Budapestit, e ka ngritur edhe ate në IJF World Ranking.
Distria para kësaj gare mbante pozitën 22, ndërsa me fitimin e medaljes së argjentë, ajo përparoi për tre pozita, duke u renditur tani e 19-ta.