Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUBOMIR MINCHEV

Me rëndësi, fituam

Me rëndësi, fituam


12 March, 2022 @23:36

Trajneri i Trepçës, Lubomir Minchev, ka qenë i gëzuar pas fitores së ekipit të tij në përballje ndaj Yllit, ndërsa ka thënë se ndeshja ka qenë e fortë dhe e vështirë.

Ai është shprehur të jetë i kënaqur me performancën e lojtarëve, ndërsa ka theksuar se tash me ardhjen e lojtarëve të ri në skuadër, duhen komponuar sa më shpejtë, ashtu që të jenë gati për PlayOff.

“Gjëja më e rëndësishme është që kemi arritur të fitojmë. Të dyja ekipet kanë luajtur ndeshje të fortë, ka qenë ndeshje e vështirë në përgjithësi,” ka thënë Minchev fillmisht.

“Në përgjithësi kemi qenë në epërsi thuajse tërë kohën, i uroj ekipit fitoren, njëjtë edhe kundërshtarit për lojën e treguar,” ka shtuar ai.

Ndërsa si çelës të fitores ka cilësuar karakterin e ekipit.

“Si çelës i fitores, ndoshta mund të them që ka qenë karakteri i treguar pak më shumë se kundërshtari,” ka thënë tranjeri bullgar i mitrovicasve.

Trepça me fitore ndaj Yllit ka bërë bilancin 15-7 në Superligë dhe tashmë është në luftë direkte me Pejën dhe Prizrenin’16 për një vend që dërgon direkt në gjysmëfinale të PlayOffit.


 
Të gjitha lajmet nga