Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRITANIKU

Murray kalon, por me nervozizëm

AFP

Murray kalon, por me nervozizëm


19 January, 2015 @9:05

Tenisti britanik, Andy Murray, që është bartësi i gjashtë i turneut në Australi, ka kaluar në raundin e dytë të Grand Slamit të parë të vitit, duke e mposhtur indianin, Yuki Bhambri, 3-0 në sete. 

Në setin e fundit, tenisti indian e çoi Murrayin deri në tie-break, por në fund, britaniku 27 vjeç tregoi përvojën e tij për të fituar edhe këtë set. 

Njeriu që sot i shkaktoi telashe në setin e fundit Murrayit, indiani Bhambri (22 vjeç), është i renditur në vendin e 317-të të tenisit botëror dhe kishte epërsi 4-1 në setin e fundit, para se të rikthehet Murray në lojë. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis