PRIZRENI - RAHOVECI

Ndërprehet seria e liderit, Rahoveci thyen akullin
21 March, 2021 @19:01
Skuadra e Rahovecit e mposhti Prizrenin për herë të parë sivjet.
Vreshtarët triumfuan në palestrën “Sezai Surroi” me rezultat 82-86.
Prizreni e kishte epërsinë në dy çerekët e parë, kurse Rahoveci shkëqeu në çerekun e tretë dhe më pas e kontrolloi ndeshjen deri në fund.
Alban Veseli e Ed Daniel shkëlqyen me nga 21 pikë secili, derisa u ndihmuan edhe Darrell Davis me 14 pikë dhe Arian Qallaku me 13 pikë të tjera.
Te Prizreni u dalluan Divine Myles me 32 pikë dhe Kwame Vaughn me 22 pikë.
Djelmoshat e trajneri Arbnor Rifati, pësuan pas 3 fitoreve rresht në Superligë
Prizreni nuk lëvizi nga pozita e parë edhe pas humbjes, derisa ka bilanc prej 17 fitoreve e 8 humbjeve. Në anën tjetër Rahoveci me 16 fitore e 9 humbje gjendet në pozitën e tretë, sikurse Ylli në pozitën e dytë.