NISIN PJESA PËRFUNDIMTARE E STINORIT

Nesër, dueli i parë i PlayOffit
4 April, 2023 @15:27
Dueli i parë i çerekfinales së PlayOffit në Superligë është para të luhet nesër, ndërsa Ylli pret Vëllaznimin në atë që është dueli i pozitave 3-6 në kuadër të pjesës përfundimtare të stinorit 2022/23.
Ylli, që drejtohet nga boshnjaku Adis Beciragic dhe është kampion aktual pritet të kalojë lehtë Vëllaznimin e drejtuar nga Josip Plantak, ku këtij të fundit veçse i janë larguar disa të huajë gjatë muajit të kaluar.
Ekipi që arrin dy fitore së pari, do të shkojë në gjysmëfinale të PlayOffit ku i pret Peja. Ndeshja e parë e serisë çerekfinale ndërmjet Yllit dhe Vëllaznimit nis nesër, të mërkurën më 5 prill me fillim prej orës 20:00 në 13 qershori të Suharekës, ndërsa sistemi i ndeshjeve është 1-1-1, derisa njëra të arrijë dy fitore për të shkuar tutje.