PP: TREPÇA - PRISHTINA

Ngushtë në klasiken e basketbollit pas pjesës së parë
12 October, 2022 @19:52
Posa ka përfunduar pjesa e parë e derbit që po luhet në Mitrovicë ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës. Derisa në çerekun e parë kryeqytetasit bën avantazhin 5 pikësh me 13-18, vendasit të udhëhequr nga përkrahja masive në tribuna rikthyen rezultatin në çerek të dytë me 26-18 për të shkuar në pushim pjesëlojësh 39-36.
Samir Zekiqi është më efikasi te Trepça me 10 pikë të shënuara pas 20 minutash lojë, ndërsa te Prishtina po dallohet Derrick Wilson me 14 të shënuara, duke qenë edhe më efikasi në ndeshje për momentin.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.