Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT NË SHITJE

Nis shitja e biletave për duelin vendimtar për titull kampioni

Nis shitja e biletave për duelin vendimtar për titull kampioni


16 May, 2023 @16:03

Përmes një njoftimi të lëshuar disa minuta më parë, KB Trepça ka bërë të ditur se ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen e pestë dhe vendimtare të serisë finale të playoffit të Superlgiës, Trepça-Peja.

Dueli që luhet të enjten mbrëma në Minatori, do të nxjerr fituesin e titullit kampion të Kosovës, pasi që deri tash të dyja skuadrat kanë fituar ndeshjet si vendas dhe seria është në 2-2! Ekipi që arrin 3 fitore merr titullin kampion.

PLAYOFF SKEMA

“Të nderuar tifozë, biletat janë tani në shitje në dyqanin zyrtar të klubit. Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave. Vërejtje: Personat nën moshën 16-vjeçare nuk mund të pajisen me biletë pa prezencën e prindit. Një biletë vlen për një person dhe nuk mund të futet në palestër asnjë person i çfarëdo moshe nëse nuk posedon biletë.” — ka bërë të ditur njoftimi i klubit gjelbërezi sot.

Të dyja skuadrat, gjatë ndeshjeve si vendas kanë pasur palestrat e stërmbushura derisa atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme dhe përgjithësisht ka kaluar pa probleme të theksuara. Ndeshja e pestë finale do t’i sjell titullin pas 11 vitesh Trepçës, ose pas 10 vitesh Pejës. Por, cila do të festojë në fund, mbetet të shihet.


 
Të gjitha lajmet nga