Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK LUAJNË!

Nuk ka ndeshje për vend të tretë! Ylli braktis duelin e radhës në Ligën Unike

Nuk ka ndeshje për vend të tretë! Ylli braktis duelin e radhës në Ligën Unike


27 March, 2025 @14:21

Liga Unike, edhe vetë po çuditet se si po mbijeton në stinorin e katërt të saj të organizuar! Derisa Vëllaznimi e Prishtina për t’ia shtuar vitrinave të klubit një trofe, po ngarendin që të mbushin sallën për duelin final, kampioni i parë i kësaj lige, Ylli vetëm pse nuk arriti finalen dhe do të duhet të luajë ndeshjen për vendin e tretë sot me fillim prej orës 17:00, ka braktisur duelin ende pa filluar!

Ekipi suharekas ka bërë të ditur se pas takimit të Bordit, është marrë vendimi që ekipi të mos udhëtojë për në Prishtinë për t’u ndeshur me Besëlidhjen në duel për vend të tretë, për shkak të mbingarkesës së lojtarëve! Me këtë, Besëlidhja do të merr vendin e tretë në Ligën Unike 2024/25, kurse Ylli të katërtin! Nuk është dhënë arsye se çka do të ndodhtë po të arrinte Ylli finalen dje! A do vlente kjo mbingarkesë?!

E njoftimi i plotë i Yllit shkroi kështu sot.

“Sot, pas takimit të Bordit të Golden Eagle Yllit, është marrë vendimi që ekipi ynë nuk do të udhëtojë për të zhvilluar ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike. Ky vendim është marrë për shkak të mbingarkesës së lojtarëve, duke pasur parasysh që lujam ndeshjen të shtunën në kuader të superliges kundër Bashkimit dhe situatën me shumë lëndime gjatë këtij sezoni, veçanërisht në javët e fundit.” — bëri të ditur njoftimi i KB Yllit.

Kujtojmë, në stinorin e kaluar ndeshja për vendin e tretë Peja - Prishtina iu regjistrua pejanëve 20-0!

Përndryshe, finalistët e sivjetëm të Ligës Unike Vëllaznimi dhe Prishtina për herë të parë janë aty dhe cilado që ta fitojë trofeun do ta çojë atë për herë të parë në vitrinat e klubit. Derisa Vëllaznimi nuk ka trofe në basketbollin e pasluftës, Prishtinës i mungon ky trofe rajonal.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike