Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MË NË FUND ZYRTARIZOHET!

Pas fitores, Vëllaznimi zyrtarizon trajnerin!

Pas fitores, Vëllaznimi zyrtarizon trajnerin!


29 October, 2024 @12:34

Edhe pse erdhi disa ditë më parë në ekip, Vëllaznimi ka pritur që trajneri i ri i ekipit të arrijë fitore ndaj Prishtinës për ta zyrtarizuar atë! Pas fitores së arritur të hënën mbrëma në ndeshjen e fundit të xhiros së shtatë, që përmbylli ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës.

“Dje debutoi me fitore të madhe trajneri i ri i ekipit tonë, Jeronimo Sarin, dhe i cili do të udhëheq skuadrën në vazhdim të edicionit.
50 vjeçari nga Shibeniku, është emër i njohur për basketbollin kosovar pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra të tjera në vendin tonë, ku fillimisht me Prishtinën në vitin 2017 e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës pastaj në vitin 2019, punoi te Bashkimi e në po të njejtin vit drejtoi edhe ekipin e Pejës.
Sarin ka punuar si trajner edhe në Turqi, Poloni, Belgjikë, Francë, Austri, Republikë Çeke, si dhe në vendlindje në Kroaci, duke drejtuar disa skuadra. Pikërisht ekipi i fundit që ka drejtuar, ka qenë Dubrava nga Kroacia, ku punoi për tri edicione dhe tregoi rezultate shumë të mira.
Trajnerit i urojmë mirëseardhje në ekip dhe suksese në arritjen e qëllimeve tona.”
— ka bërë të ditur KB Vëllaznimi në njoftimin e lëshuar sot.

Jeronimo Sarin @ Velllaznimi

Fakt interesant të dihet në lidhje me Sarinin është se pas largimit të tij nga Peja në shkurt të vitit 2020, verdhezinjtë kishin sjellë në Kosovë trajnerin Adis Beciragic, i cili tashmë është trajneri më i suksesshëm i huaj në basketbollin e Kosovës. Gjatë drejtimit të ekipit nga Sarin, në Pejë kishte arritur edhe Henrik Sirko, i cili gjithashtu u stabilizua në basketbollin kosovar duke qëndruar me vite të tëra në ekipe të ndryshme. Sarin ishte zyrtarizuar te Bashkimi më 28 janar të vitit 2019, dy stinorë pasi që trajneri kroat kishte punuar dhe fituar trofe me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga