Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILIANI I PA FAT!

Me tu rikthyer, përsëri lëndohet

Me tu rikthyer, përsëri lëndohet


5 November, 2024 @11:35

Braziliani 32 vjeçar, Neymar, që në paraqitjen e dytë me ekipin e tij Al-Hilal është lënduar. Kjo i ka ndodhur futbollistit pasi që iu kthye fushave të gjelbëra pas mungesës një vjeçare nga lëndimi i ligamentit kryqëzor.

“Normale është të ndodhë kjo pas një viti. Mjekët më kanë paralajmëruar se duhet të jem i kujdesshëm shumë kur luajë më shumë minuta,” ka thënë Neymar, shkruan BBC Sport.

Neymar ishte lënduar në kualifikime për Botëror, në ndeshje ndaj Uruguajit në tetor të vitit 2023. Ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje të plota për Al-Hilalin prej se u transferua aty nga Paris St Germain në gusht të vitit 2023.

Braziliani shpreson që lëndimi i tij i ri të mos jetë serioz dhe t’i kthehet lojës shpejtë. Ai ndjeu dhimbje në kofshë gjatë ndeshjes për Ligë të Kampionëve të Azisë ku ekipi i tij u ndesh me Esteghlalin iranian.


 
Të gjitha lajmet nga International