TRAJNERI I VËLLAZNIMIT

Josip Plantak, trajneri i ri i Vëllaznimit/ Foto: sshot/youtube
Plantak: Shpirti ekipor solli fitoren
15 October, 2022 @22:22
Trajneri i ri i Vëllaznimit, Josip Plantak, ka qenë i lumtur për fitoren e ekipit të tij të arritur në Prizren sonte ndaj ekipit të KB Prizrenit, ndërsa nuk ka harruar të falenderoj të larguarin Franko Sterle (të cilin Vëllaznimi, nuk njoftoi zyrtarisht se e ka larguar) për punën e bërë, ndërsa lojtarëve i ka uruar lojën e mirë të treguar që i solli fitoren.
Në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes, Plantak ka treguar edhe çelësin e fitores.
“Së pari falenderoj trajnerin Franko për punën e bërë në dy muaj këtu, fatkeqësisht këto gjëra ndodhin në punën tonë. Së dyti dua t’i falenderoj lojtarët për lojën e treguar. Na duhet kohë... Por sot, luftuan shumë, luajtën bashkë dhe kjo është më e rëndësishmja. Çelësi i fitores? Shpirti ekipor,” ka thënë trajneri kroat i Vëllaznimit.
Kujtojmë, fitorja e sontme ka qenë e dyta këtë sezon për Vëllaznimin, ndërsa e para jashtë Gjakove.
Josip Plantak kishte ardhur te Vëllaznimi në fillim të stinorit si ndihmës-trajner i Franko Sterles.