TRIUMFON VENDASJA

Rafaela Silva më e mira në xhudo
8 August, 2016 @22:34
Rafalea Silva nga Brazili ka fituar të artën në kategorinë deri 57kg në xhudo. Ajo në finale mposhti xhudokan nga Mongolia Dorjsurengiin Sumiyaa 10-0.
Të bronztat i takuan Telma Monteiros nga Portugalia dhe japonezes Kaori Matsumoto.
Nora Gjakova ishte eliminuar në rrethin e dytë nga rumunia Corina Caprioriu e cila u mposht nga Monteiro në luftë për medaljen e bronztë.
Në kategorinë e meshkujve deri në 73kg kampion olimpik u shpall Shohei Ono nga Japonia. Ai në finale me një wazari dhe një ippon më pas mposhti Rustam Orujov nga Azerbajxhani.
Të bronztat në këtë kategori shkuan për Lasha Shavdatuashvili nga Gjeorgjia dhe Dirk Van Tichelt nga Belgjika.
FAKT:
Rafaela SILVA është bërë sportistja e parë që po i sjell të artën Brazilit në RIO 2016 |