ANDIN RASHICA

Rashica tregon çelësin e fitores ndaj Bashkimit
10 April, 2021 @21:18
Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit dhe ka siguruar kualifikimin në Play Off.
RAPORTI I NDESHJES
Sipas ndihmëstrajnerit të Sigal Prishtinës, Andin Rashica, çelësi i kësaj fitoreje ishte kundërsulmi.
Rashica, në deklaratën e tij pas ndeshjes për Art Sport, ndër tjerash tha se fillimi i Ligës Unike ka prishur planin stërvitor të ekipit.
“Ndeshja e Ligës Unike pak a shumë na ka prishur planin stërvitor. Dy ditë nuk kemi mbajtur stërvitje ashtu siç duhet dhe nuk kemi qenë të përgatitur aq mirë për fazën e mbrojtjes. Për këtë arsye kemi pasur edhe rënie. Shumë herë kemi shkuar 10-0 në seri, mirëpo e njëjta edhe na është kthyer. Por prapë se prapë çelësi i fitores ishte kundërsulmi”, tha ai.