4 LOJTARË DËNOHEN
Vendimet e KD-së pas “shkëmbimeve të grushtave” në Flamurtari-Vushtrria
29 November, 2024 @12:18
Pas inicimeve disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së, Komisioni Disiplinor ka dalë me Vendimet e mara nga ndeshja e xhiros së XIII të Ligës së Parë - Grupi B, ku Vushtrria kishte fituar duelin ndaj Flamutarit si mysafir.
Kështu, radhazi, sipas Vendimit janë dënuar Korab Hasanaj (2 ndeshje dhe 200 euro), Arlis Shala (2 ndeshje dhe 200 euro), Ardin Dallku (1 ndeshje) dhe Drilon Fazliu (1 ndeshje).
Ngjarja kishte ndodhur me të përfunduar ndeshja, ndërsa Hasanaj i Flamurtarit me Shalën e Vushtrrisë shkëmbyen grushtat!
Vendimi i plotë i KDE-së së FFK-së:
I. Lojtari i KF “Flanurtarit“, Korab Hasanaj nr fanelle 8 dhe nr ID 001600M91.Pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar në zhveshtore kishte një diksutim të ashpër verbal me portierin e skuadrës mysafire Arlis Shala që përfundoj me grushtime në mes tyre. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari-Vushtrria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
I.Portieri i KF”Vushtrria” , Arlis Shala nr fanell 76 dhe nr ID 020226M00. Pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar në zhveshtore kishte një diksutim të ashpër verbal me lojtarin e KF “Flamurtari “ , Korab Hasanaj që përfundoj me grushtime në mes tyre. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari-Vushtrria. . Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
II.Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
Lojtari i KF “Vushtrria“ , Ardin Dallku nr fanelle 44 dhe nr ID 023571M94 .Pas përfundimit të ndeshjes rrugës për në zhveshtore u përfishinë në rrëmujë . Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari-Vushtrria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Vushtrria“, Drilon Fazliu nr fanell 7 dhe nr 007643M00. Pas përfundimit të ndeshjes rrugës për në zhveshtore u përfshinë në rrëmujë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari-Vushtrria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me 1 (një) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.