REAGIMI I KF ISTOGUT
Edhe Istogu reagon pas humbjes: “Gjyqtarët çuditërisht u ‘verbuan’”
28 November, 2024 @18:01
Mbrëmë pas përfundimit të pjesës vjeshtore të stinorit në Ligë të Parë, në të dyja grupet, ka pasur reagime nga skuadra të ndryshme për shkak të rezultateve të ditës. Faji përgjithësisht i është vënë gjyqtarëve, ndërsa pas Drenicës, KEK-ut, Dinamos, sot ka lëshuar një reagim në llogarinë e klubit në Facebook, edhe FC Istogu.
Skuadra e Istogut u mposhtë dje nga Vëllaznimi në “Demush Mavraj” ndërsa ka quajtur me “të verbër”, “maskaradë referimi”, etj. vlerësimet e bëra të gjyqtarëve të ndeshjes, e cila përfundoi Istogu-Vëllaznimi 0-1.
Mëposhtë, po e sjellim reagimin e plotë të FC Istogut të lëshuar sot. (pa ndërhyrje).
Reagim për media nga klubi ynë!
Tē nderuar sportdashës dhe futbolldashës me anë të këtij reagimi FC Istogu është thellësisht i zhgënjyer me referimin tendencioz të gjyqtarëve në ndeshjen Istogu - Vëllaznimi e vlefshme për javën e XIV të Ligës së parë të Kosovës në futboll grupi A.
E nderuar Federata e Futbollit të Kosovës, të nderuar Komisioni i gjyqtarëve pranë FFK-së dje ka ndodhur një skandal në referimin e futbollit të Kosovës ku gjyqtari kryesor i ndeshjes Granit Pacolli sbashku më shokët e tije i dhuruan fitoren klubit mysafirë nga Gjakova.
Në pjesën e parë të ndeshjes lojtari i klubit mysafirë preke topin me dorë ne zonë ku në gjithë boten e futbollit dora e zgjatur akordohet si 11 metersh të gjithë të pranishmit që ndodheshin në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog e shikuan si prekje me dorë kurse Gjyqtaret çuditërisht u “verbuan” dhe asnjë sinjal as një reagim nuk e paten. As kryesori Granit Pacolli as nga asistenti I parë Liridon Selmani dhe as nga gjyqtari i katërt Liridon Bunjaku që më vonë u bë protagonist i tere kësaj ndeshje.
Ndersa skandali i tere kësaj maskarade te referimit ndodh në minuten e 68 kur ekipi mysafirë ndodhet në avantazh prej 0:1, Istogu barazon ndeshjen në 1:1 gjyqtari kryesor nga afër 5 metra distancë pranon golin si të rregulltë, kurse gjyqtari i katërt Liridon Bunjaku nga Podujeva, i cili gjatë tere ndeshjes ishte pasiv në ato momente zgjohet nga gjumi dhe në kufje nga 50 metra distancë i thotë kryesorit Pacolli që goli duhet të anulohet dhe pas afer 30 sekondave kryesori anulon golin si prekje me dore.
Pra merre guximin që nga një distancë e largët të anulon një gol tersisht të rregulltë.
Normalisht që tifozët stafi dhe gjithe të pranishmit krijuan pakënëaqësi, në këtë referim më plotë amatorizim por edhe tendencioz!
Duke anuluar një gol që nga kryesori referohet si i rregulltë
Të nderuar sportdashës dhe futbolldashës tifoz të klubit tonë, deri me tash kemi heshtur sepse nuk është hera e parë që klubi ynë në këtë sezon vazhdon të dëmtohet rendnga gjyqtarët që fatkeqësisht nuk e duan këtë profesion por e shohin si fitimprurëse në deme të mundit dhe sakrificës të lojtareve dhe njerëzve që japin mjete financiare për këtë sport që duhet të jetë fer dhe korrekt.
Nuk duam të na ndihmoni, ju lutem mos ta dëmtoni, sepse Istogu është shëmbulli më i miri se si pritet e përcjellët mysafiri.
Me respekt kryesia e FC Istogut!
Istog 28.Nëntor 2024◼