Rilindja 1974 përsëri mposhti Besa Pejën
27 November, 2024 @19:01
Sikurse në përballjen e parë të stinorit, ashtu edhe sot, Rilindja 1974 ka mposhtur Besa Pejën në derbin lokal pejan. Kësaj radhe, Rilindja 1974 drejtohej nga Faruk Statovci, kurse fitorja minimale erdhi me golin e vetëm të shënuar nga Arian Telaku, që u asistua nga Art Bojku, për përfundimtaren: Rilindja 1974 - Besa Peja 1-0 [Arian Telaku 76’].
Kjo fitore ka qenë me rëndësi të madhe për Rilindjen 1974, pasi që ekipi tashmë ka bërë hapin e nevojshëm për tu larguar nga rreziku i rënies, derisa i është ngjitur me pikë pikërisht Besa Pejës. Rilindja 1974 mbyllë vjeshtën në Ligën e Parë - Grupi A me 19 pikë nga 14 ndeshje, në pozitë të shtatë, kurse Besa Peja është një pozitë më lartë vetëm falë goldallimit, pasi që ka pikë të njëjta me rivalët lokal.