PENALLTIA VENDOS REZULTATIN PËRFUNDIMTAR!
Penallti në fund, Ramiz Sadiku barazon ndaj KEK-ut!
27 November, 2024 @19:33
KEK-u ka pritur i zhgënjyer fishkëllimën e fundit të ndeshjes nga gjyqtari i saj, pasi që për 45 minuta ka qenë në epërsi dhe shumë afër fitores ndaj Ramiz Sadikut vendas.
Mirëpo, një penallti e akorduar në kohën shtesë të ndeshjes (90’+3) ka bërë që vendasit të barazojnë rezultatin dhe kështu, ndeshja të mbyllet me rezultat të barabartë, Ramiz Sadiku - KEK 1-1 [n.n. 90’+4pen.—- Matheus Alisson 45’].
KEK-u kështu mbyllë stinorin vjeshtor në pozitë të katërt me 22 pikë nga 14 ndeshje, ndërsa Ramiz Sadiku në të pestin vend me 21 pikë nga po aq ndeshje.