Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2016

Roger dhe Serena me rekorde identike

Roger dhe Serena me rekorde identike


29 June, 2016 @18:20

Në një statistikë të publikuar nga faqja zyrtare e Wimbledonit, shihet se dy nga lojtarët më të mirë të botës së tenisit gjatë viteve të fundit në kategoritë përkatëse, Serena Williams dhe Roger Federer, kanë rekord identik sa i përket fitoreve dhe humbjeve në kuadër të turneut Wimbledon.

Roger Federer, i cili po synon trofeun e tij të tetë në Wimbledon këtë vit, deri më tash ka 80 fitore dhe 10 humbje në këtë turne. Statistikë identike ka edhe Serena Williams dhe kjo duket të jetë një koinçidencë interesante.

Normalisht, ky rekord pritet të ndryshohet nga të dy deri në fund të Wimbledonit, madje zvicrani mund ta arrijë fitoren numër 81 pikërisht sot, në ndeshjen ndaj britanezit Willis në kuadër të 1/32 së finales. Në anën tjetër, Serena Williams fitoren e ardhshme mund ta arrijë në ndeshjen që e luan nesër ndaj amerikanes Christina McHale.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis