Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2016

Federer kërkon ringjalljen

Federer kërkon ringjalljen


28 June, 2016 @16:04

Pas një viti shumë të vështirë, me operacionin në gju dhe problemet e shumta me shpinën, në Wimbledonin e këtij viti Roger Federer synon ringjalljen personale, duke injoruar moshën e shtyer dhe të gjitha problemet e ndryshme që e përcollën kohëve të fundit.

Roger vjen në turneun e Wimbledon-it pa asnjë titull të fituar në vitin 2016, një gjë që ndodh për herë të parë në karrierën e zvicranit, ndërsa triumfi i mundshëm në Wimbledon do të ishte Grand Slam-i i 18 i fituar për të. Në fakt, Wimbledoni është një trofe që Federer po tenton ta fitojë që nga viti 2012. Nëse triumfon, ky do të ishte titulli i 8 i fituar në Wimbledon për zvicranin në 18 pjesëmarrjet e tij në këtë turne.

Triumfi që synohet në Wimbledon do ta vuloste edhe më tej statusin e “Greatest Ever” në botën e tenisit për Federerin, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar 17 Grand Slams dhe për më tepër se 300 javë ka qenë në vendin e parë të ranglistës botërore. Po ashtu, Roger Federer ka edhe 24 finale rresht në turnetë “Master”. Kombinimi i topave “Slazenger” dhe loja në bari kanë qenë gjithmonë armë e fortë e zvicranit, përkundër faktit që ai gjatë gjithë rinisë së tij ka ushtruar në terrene me rërë.

Nga shorti i hedhur, Roger Federer nuk e ka rrugën e lehtë për finale. Ai mund të ndeshet me serbin Novak Djokovic qysh në gjysmëfinale, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër parashikohet që të përballen Wawrinka ndaj Murrayt.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis