MVP I FINALES

Fotot: FBK
Sara Vraniqi — MVP i Kupës së Kosovës
13 February, 2022 @17:41
Basketbollistja e Bashkimit, Sara Vraniqi, është shpallur lojtarja më e mirë e turneut, pas triumfit të ekipit të saj në finale të Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës.
Vraniqi në finale ka qenë lojtarja më efikase e duelit bashkë me bashkëlojtaren e saj Besiana Martinaj, duke shënuar 18 pikë në duel, ndërsa ajo ka shtuar edhe 9 kërcime, 2 asistime dhe 1 top të rrëmbyer për ta marrë këtë çmim individual.
KBF Bashkimi fitoi Kupën e Kosovës për herë të gjashtë në histori të klubit.