masha
Sharapova, e pandalshme
20 January, 2013 @18:05
Me lojën që po tregon rusja Maria Sharapova sivjet në Australian Open, vetëm françezja Mary Pierce në Roland Garros ka arritur rezultate më të mira dhe atë në vitin 1994, kur ka humbur vetëm një ‘lojë’ deri në finale.
“Puna që e bën para turneut është gjëja më e rëndësishme,” ka thënë Sharapova pas ndeshjes së fituar në mënyrë rutinore ndaj belges Flipkens.
Me fitore, ajo ka kaluar në çerekfinale ku do të ndeshet me bashkëkombasen, Ekaterina Makarova. Sharapova mposhti Flipkensin 2-0 në sete me rezultat 6-1 dhe 6-0.