BASKETBOLL

SHBA-të për të tetën herë
20 August, 2016 @22:45
Kombëtarja e SHBA-ve në basketboll për femra ka fituar edhe një titull olimpik. Është titulli i gjashtë radhazi dhe i teti në total që vjen pas fitores bindëse ndaj Spanjës me rezultat 101-72.
Për spanjollet kjo ishte medalja e parë olimpike në histori. Të njëjtin sukses e arritën edhe serbet që në luftë për medaljen e bronztë mposhtën Francën me rezultat 70-63.
Që nga Montreali kur ka nisur të jetë pjesë e olimpiadave basketbolli, pos SHBA-ve tituj ka fituar vetëm Bashkimi Sovjetik dy të parët dhe Ekipi i Unifikuar që vinin nga pesëmbëdhjetë territore të ish-republikave Sovjetike, ekip i cili kishte qenë prezent në Barcelonë.