MOUNTAIN BIKE

E arta për Jenny Rissveds
20 August, 2016 @21:01
Suedezja Jenny Rissveds ka fituar garën e çiklizmit malor – Mountain Bike për të arritur suksesin më të madh në karrierë. 22 vjeçarja kaloi shtegun natyror aspak të lehtë për 1h30m15.
Një-herë kampionia e botës, polakja Maja Wloszczowska, përsëriti suksesin e Pekinit duke marr të argjendtën përsëri. Wloszczowska, 32 vjeçare, mbeti pas Rissveds për 37 sekonda. E bronzta i takoi një veteraneje tjetër, dy herë kampiones së botës, 35 vjeçares Catharine Pendrel. Ajo përfundoi garën në kohë 1:31.41.