MAJLINDA

Synon tituj tjerë
20 August, 2016 @13:36
Pas pranimit të shpërblimit shtetëror prej 100 mijë eurove, Majlinda Kelmendi, ka thënë se tash e tutje do të koncentrohet në tituj tjerë që vinë me radhë në gara.
“Kjo nuk është medalja ime e fundit. Unë më lart se që jam tash s’mund të shkoj. Mirëpo, do të synoj titujt në të gjitha garat që marr pjesë në të ardhmen deri në Lojërat Olimpike të radhës,” ka thënë e arta e parë dhe e vetme kosovare, Majlinda Kelmendi.
Përveç Majlindës, me 50 mijë euro është shpërblyer edhe trajneri i saj, Driton Kuka.
Rregullorja shtetërore ishte hartuar pikërisht me kërkesë dhe insistim të dyshes, vite më parë.