VATERPOLO
SHBA-të kampione
19 August, 2016 @22:02
Vashat e SHBA-së kanë mbrojtur titullin e kampioneve olimpike duke mposhtur bindshëm italianet. Kampionet e Londrës e nisën furishëm ndeshjen duke krijuar epërsi prej 4-1 në çerekun e parë, epërsi që u ngushtua në fund të pjesës së parë kur rezultat ishte 5-3. Por, me të nisur çereku i tretë, amerikanet nisën të shkëputen duke shënuar shtatë gola karshi dy golave italianë në dy çerekët e fundit për rezultat përfundimtar 12-5. Ishte kjo finalja e parë e dy kampioneve olimpike, me Italinë që kishte fituar në Athinë ku SHBA-të kishin mbetur të treta pas Greqisë.
E bronzta në Rio i takoi Austraisë që mposhtën Hungarinë 13-11 pas vazhdimeve.