PESËGARËSH MODERN
Esposito me rekord olimpik
20 August, 2016 @1:27
Australiania Chloe Esposito është medalistja e parë për këtë vend në sportin e pesëgarëshit modern. Esposito 24 vjeçare, përmirësoi rezultatin e Londrës ku kishte përfunduar e shtata duke marr të artën në Rio me 1372 pikë, shifër që është rekord i ri olimpik.
Nën-kampionia aktuale e botës në këtë sport, francezja Elodie Clouvel mori të argjendtën, derisa e bronzta i takoi polakes Oktawia Nowacka.
Pesëgarëshi modern përfshin sportet e skermës, not në 200m stil të lirë, kërcime me kuaj, dhe disiplina e fundit që është vrapim dhe shenjëtari.